Ish kryetari i FDI-së Anton Lulgjuraj paralajmëron pjesëmarrjen në Zgjedhjet lokale në Malësi

Ish kryetari i Forumit Demokratik për Integrim, Anton Lulgjuraj, përmes një postimi në FB ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në Zgjedhjet lokale në Malësi.

Zgjedhjet do të zhvillohen më 26 nëntor 2017 dhe janë zgjedhjet e para në statusin e ri të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit (Podgoricës).

Deklaroj publikisht angazhimin tim të plotë dhe rikthimin për të qenë aktor në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesat e mia janë të qarta dhe shumë parimore. Ftoj të rinjtë që të bashkohemi të gjithë bashkë dhe mos të lejojmë më që partitë politike të na ndajnë dhe copëtojnë në kaq shumë copa, sa që zëri ynë është tkurrur dhe nuk dëgjohet më. Të rikthejmë dinjitetin dhe besimin. Partitë politike duhet të dijnë që mbajnë përgjegjësi absolute për situatën e disfavorshme në të cilën gjenden shqiptarët”, ka shkruar Lulgjuraj.

Ai ka ftuar të rinjtë të bashkohen për zgjedhjet e nëntorit.

Jam i hapur për negociata. Si ish kryetar i Forumit Demokratik për Integrim, ftoj të gjithë të rinjtë që të bashkohemi për zgjedhjet e nëntorit. Falenderoj të gjithë ata që për sa ditë me rradhë e orë të tëra jemi takuar për të marrë një vendim që të marrim pjesë në Zgjedhjet lokale. Tani më gjithçka është gati. Ne jemi, ne mundemi!”, përfundon Lulgjuraj. /MALESIA.ORG/