Pas vendimit të marrë nga Këshilli i prindërve të Shkollës fillore “Mahmut Leqkiq” në Tuz për bojkotin e mësimit deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre, situata vazhdon të jetë e njëjtë.
Nxënësit të cilët ndjekin arsimin në gjuhën shqipe, për mësimdhënëse të gjuhës italiane kanë arsimtaren e cila nuk e flet gjuhën shqipe, por atë serbo/malazeze. Është mjaft absurde. Si ka mundësi që nxënësit e shkollës fillore të mësojnë një gjuhë të huaj përmes një gjuhe tjetër të huaj, përkatësisht nga një mësimdhënëse e cila nuk e flet gjuhën amtare të nxënësve!
Disa ditë më herët, Marash Dukaj drejtor i Drejtorisë për arsimin e pakicave, kishte deklaruar se problemet ishin zgjidhur, megjithatë nga Këshilli i prindërve njoftojnë se ende nuk është zgjidh problemi i lendes së gjuhës italiane.
Për më shumë, shikoni aktualen nga TV Boin:
